Kristi ka qenë i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hena”, tek “E Diell”, i cili ka folur për marrëdhënien e tij me Zazën.
Ai shprehet se është mbyllur muhabeti me Zazën dhe nuk ka folur më me të edhe pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”.
Nevina Shtylla: Na zbulo të vërtetën e këtij raporti një herë e mirë dhe nëse ke kontaktuar me të pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” apo jo?
Kristi:Jo është mbyllur, ka mbaruar.
Nevina Shtylla: Keni kontaktuar?
Kristi: Fare.
Nevina Shtylla: As nëpërmjet ndonjë personi të afërt?
Kristi: Asgjë.
Nevina Shtylla: Na shpjego si qëndron i gjithë misteri.
Kristi: S’ka mister, e bëni ju mister.
Nevina Shtylla: Në duam të dimë, jemi kuriozë.
Dea Mishel: Ajo vajza ishte shumë e bukur se e pashë dhe unë.
Nevina Shtylla: Na zbulo çfarë e kishe?
Krisit: E kisha të dashur.
Nevina Shtylla: Pse u mërzit aq shumë, i kishit lënë gjërat pezull?
Kristi: Jo, ishte tjetër gjë, ishte e komplikuar situata, por ka mbaruar, s’ka mistere, ka mbaruar.
Edi Manushi: O Kristi çfarë kombësie kishte ajo se jam kurioz?
Kristi: Jetonte në Gjermani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.