Këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Ismaili, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi.
Por kësaj radhe shkak është bërë një varëse që ajo kishte vendosur gjatë një puntate të emisionit të saj.
Adelina është shfaqur e veshur me një fustan jeshil dhe sipër tij kishte vendosur një varëse me kryq.
Kjo varëse nuk ju ka pëlqyer disa prej ndjekësve të saj, pasi sipas tyre është simbol i Serbisë.
“Hajt me hajër kryqi i Serbisë t’koftë”, i ka komentuar dikush këngëtares. Kjo e fundit ka reaguar menjëherë dhe i ka treguar sae në fakt nuk ka lidhje fare me Serbinë, sepse kryqi është edhe i Nënë Terezës.
“Kryqi i Nënë Terezës. Patriotizëm shit kur ta kthesh mbiemrin shqip”, ju përgjigj këngëtarja.
Komentet nga ndjekës të tjerë të saj kanë vijuar më tej, por Adelina nuk ka dashur të replikojë gjatë me ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.