×
  • Show Time
  • Show Time

    Kthehen sërish bashkë, modelja ruse bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

    Reporteri
    09 Qershor 2023 | 11:11

    Modelja ruse, Ariana Lirey, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

    Kjo pasi u shfaq në videoklipin e Don Xhonit “Ike”, përmes të cilit duket se ka konfirmuar edhe ribashkimin me reperin nga Drenica.

    Ajo krejt në fund ka treguar se ka bërë edhe një tatuazh ku shkruan: “Mrs Isufi”.

    “Jemi të lidhur përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi në një postim që ndau edhe në InstaStory.

    Të njëjtit u ndanë në vitin që lamë pas me një përplasje të madhe në rrjete sociale.

    Ata hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit, duke përmendur arsyet për të cilat u ndanë.

    Theksojmë që videoklipi i artistit shqiptar u realizua në Mal të Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!