Luiz Ejlli është shpallur fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Ish-konkurrenti po shijon në masë të madhe famën, gjersa menjëherë ka nisur me koncerte e mbrëmje muzikore.
Ai së fundmi ka performuar në një nga klubet në Gjakovë duke dhuruar kështu spektakël me interpretimin e hiteve që ka realizuar ndër vite.
I njëjti mes tjerash gjatë koncertit ka përmendur edhe partneren e tij, Kiara Titon, pasi tha që shumë nga njerëzit e kanë pyetur se ku është.
“Shumë veta më kanë pyetur edhe rrugës edhe kur hyra këtu brenda. Jo përse Kiara, jo pse nuk je me të, pse nuk është Kiara, Kiara është në shtëpi në divan por do ia këndoj një këngë që e dini ju. E ka qejf, mbaron ajo”, u shpreh artisti shkodran.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.