×
  • Show Time
  • Show Time

    Kujdeset për veshjet e presidentes, Valdrin Sahiti zbulon detaje interesante për Osmanin

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 13:17

    Disenjatori i njohur, Valdrin Sahiti, është rikthyer në një intervistë televizive pas shumë kohësh. Dhe këtë e bëri sot në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi Summer”.


    Në këtë intervistë të gjatë, ai foli për karrierën, jetën e tij, hatërmbetjet e bashkëpunimet me shumë emra të njohur.

    Ai kujdeset për imazhin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në “#Gjesi Summer”, Sahiti ka treguar se me presidenten kanë një miqësi prej kohësh.

    “Jemi shokë ka kohë, shokë familjarë dhe kemi punuar bashkë per evente të ndryshme. Presidentja nuk ka dëshirë shumë të mirret me veshjet pasi është e thjesht dhe minimaliste, përveç disa raste speciale. Nuk bën pjesë te ata persona që duan ndryshimin e imazhit. Ka ambicie, e kjo mendoj që është çelësi kryesor i saj”, u shpreh Sahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!