Modelja braziliane Adriana Lima njihet për pozat e saj tërheqëse dhe për “zemërgjerësinë” e saj me ndjekësit duke i dhuruar herë pas here foto me pak rroba mbi trup sa ndonjëherë edhe nudo. Sërish Adriana ka ditur si të realizojë foton perfekte nën dritën e Hënës dhe pa të brendshme fare.
Ajo është fotografuar duke qëndruar përballë me hënën në një liman pranë një deti në SHBA. “Kur dy Hëna takohen”, shkruan Adriana krah fotos.
E menjëherë ndjekësit “shpërthyen” dhe i lanë komentet lumë për trupin perfekt të modeles, të cilin na lejoni ta themi që do e kishte zili çdo femër.
Epo, mbrapa trupit të Adrianës sigurisht që qëndron një punë intesive në palestër, një dietë e ndjekur me përpikmëri dhe ashtu si është dhe shprehja “çdo sakrificë dhe lodhje në fund shpërblehet”, dhe Adriana është shpërblyer me një super trup.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.