Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka folur sërish për eksperiencën e tij në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.
Teksa ishte i ftuar në programin “Më prit në fundjavë”, Iliri u pyet nëse do të bëhej sërish pjesë e këtij formati. Balerini u përgjigj me një jo të prerë, vetëm në rast se do të organizohej një edicion vetëm me fitues.
Po nëse vajza e tij Emily ndodhej në këtë edicion, a do të bëhej ai pjesë e shtëpisë?
“Jo, nuk do futesha. Kur njeriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke, nuk ka arsye pse të futesh apo ndërhysh”, përfundoi Iliri, përgjigja e të cilit duket si një thumb për futjen e Sabianit në BBV2 për Keisin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.