×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kur kam intervistuar unë Mozzikun, ti bëje patinazh në Vlorë”, Einxhel prapë sherr me Donaldin

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 22:40

    Sonte spektakli i Big Brother ka nisur me diskutime nga sherri që nisi puntatën e kaluar mes Einxhel dhe Donaldit, pasi ajo tha se ku ka punuar me aktorin ai nuk e ka paguar.

    Që nga ky moment nisën një sërë akuzash, ku ndër të tjera Einxhel tha se Donaldi është bërë i famshëm vetëm nga e dashura.

    Sonte në spektakël Donaldi tha se Einxhel është treguar shumë e ulët dhe ndaj nuk ka folur me të gjithë këto ditë.

    Ndërsa Einxhel pasi Donaldi i tha se çfarë ka bërë ajo me karrierën e saj, ajo ja ktheu se kur ajo i ka bërë intervistë Mozikut., Donadi bënte patinazh në Vlorë.

    Debati

    Donaldi: Nuk kemi folur , nuk dua të sqarohem ,është fjala ime kundër saj , ajo e nis , pse vendosi ta hapë tani. Pse flet për marrëdhënin time personale se nuk i takon , se kjo është tendencioze. Më lëndoi fakti se përmendet emri i vëllait tim , tha që edhe marrëdhënia ime me Triksën ka qenë kot, pse duhet të përmende emra njerëzish që s’janë këtu dhe situata që nuk i takojnë. Unë nuk do të flas më se je shumë e ulët. Unë edhe në rastet me Ilirin kam thënë ti jap një mundësi.

    Ilir: Edhe ti më ke pyet si je ndjerë kur ke tradhtuar gruan, dhe prandaj po e mbroj Einxhel. Po ti je i papërgjegjshmi këtu.

    Einxhel: Ajo që ndodhi ishte një situatë që mua , erdhi si pasojë e gjërave që Donaldi tha se unë qaja për lojë për Dagzin, dhe personin e tretë nuk e kam fol un ëkëtu brenda.

    Donaldi: Ti je 20 fishi i Meridianit.

    Einxhel: Po ti nuk i the Meridianit kaq është Tirana. Unë nuk kam ndërmend ti kthehem një momenti si një vit më parë. Përveç gënjeshtrës, se versionit tim nuk i heq asnjë presje, por më lëndoi që në 2022 e vlerësojmë karakterin e një femre në bazë të historisë së të dashurve. Kur i kam bërë interviste Mozzikut ti bëjë patinazh në Vlorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!