Luiz Ejlli ka folur për raportin e tij me Kiara Titon dhe lajmet e shumta në media rreth marrëdhënies së tyre.
Këngëtari, i cili ishte i ftuar në Për’puthen në rolin e opinionistit, u shpreh se sa herë shfaqet në koncert pa Kiarën, merr kritikat nga fansat dhe nisin aludime për ndarjen mes tyre.
“Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri. Fjalët do jenë gjithmonë. E rëndësishme është të harroni kamerat kur shikoni njëri tjetrin në sy. Do jetë shumë vështirë por përfundimi do ia vlejë.
Unë nuk është se jam fort njeri i rrjeteve sociale dhe nuk ndikohem shumë. Dola në koncert më thanë pse nuk e ke marrë Kiarën me vete kur e mora Kiarën më thanë e mori pse i thamë ne. Nuk mund t’ia bësh qejfin të gjithë njerëzve”, u shpreh ai.
Më tej ai sqaroi edhe komentet ndaj vajzave që kanë qenë pjesëmarrëse në edicionet e shkuara të “Për’puthen”.
“Unë deri dje jam mbajtur mend si Luizi i Etheve, Sot mbahem mend si Luizi i Big Brother. Do të thotë që mos mbaro me aq. Unë në kuptim e kisha mos ngec aty. Kjo është si tip trampoline. Iku ajo mbaroi u mbyll”, deklaroi Luizi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.