×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Kurti në “Debat Plus” pyetet për Luizin e Big Brother VIP Albania: A po të pëlqen?

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 21:28

    Kryeministri Kurti është pyetur sonte në Debat Plus nga një qytetar se a i pëlqen banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania, Luzi Ejlli, i cili është kthyer në fenomen.

    “A po të pëlqen Luizi i Big Brother Albania”, ishte pyetja e qytetarit të cilën e lexoi gazetari.

    Por, që Kurti nuk e kishte idenë se kush është këngëtari.

    “Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndjeket aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u shpreh Kurti në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!