Luizi ka dalë nga dhoma ku ishte izoluar me Efin dhe pasi është takuar me Kiarën, ai iu ka kërkuar llogari banorëve. “Kush ma ka zënë shtratin?”, ka qenë fjalia e parë që ju ka thënë ai.
“Është Xhoni”, i kanë thënë banorët.
Xhoni: Unë e zura dje
Luizi: Si e zure?
Xhoni: E zura kur u fute
Luizi: Tani ik vetë ti
Xhoni: Pa merak
Luizi është shprehur i pakënaqur me Xhonin sepse ai ishte një ndër banorët që votuan që këngëtari dhe Efi të mos dilnin nga dhoma izolimit.
“Është ulur te krevati mbretit ej, këtu veç Kiara Tito e Luiz Ejlli. Uuu ça do i bëj! Me ardh Xhonatani me thënë unë dua mos të dalë Luizi, po ça të bëra ty mor? Po ty ça të bëra mor shpirt? Edhe ti turist je, do rrish pak edhe ishte kënaqësi…A mor Xhonatan, Xhonatan, ke emër shqiptari, ke emër trimash, burrash, po ti qenke kokrra e lepurit”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.