×
  • Show Time
  • Show Time

    Kushërira e Beatrixës nuk e mbështet Donaldin por këtë konkurrent të Big Brother

    Reporteri
    12 Shkurt 2022 | 10:12

    Ndërsa kanë kaluar katër muaj që nga fillimi i Big Brother Vip, publiku tashmë ka banorin e preferuar dhe që dëshiron që të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh. Madje dhe shumë personazhe të njohur janë afeksionuar me banorët e shtëpisë së famshme.

    Së fundmi, ka qenë Anxhelina Hadërgjonaj, e cila ka shprehur hapur mbështetjen ndaj një banori.

    Me siguri, të gjithë prisni që Anxhelina të jetë mbështetëse e Donaldit pasi është i dashuri i kushërirës së saj, por në fakt ajo ka treguar të kundërtën.

    Në fakt bëhet fjalë për Beniadën.

    Në një postim në Instastory, Anxhelina ka vendosur emojin e një kupe, duke lënë të kuptohet se shpreson që Beniada të jetë fituese. Beniada ishte banorja e dytë që shkon në finale dhe është një pretendente për fitore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!