×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky aktor pritet të futet sonte në Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 19:03

    Big Brother VIP është shndërruar në një nga formatet më të ndjekura të momentit.

    Fansat janë lidhur aq shumë më banorët brenda – sa edhe pas daljes jashtë janë duke vazhduar që t’i kërkojnë ata.

    Aktori i humorit Elvis Pupa, ka trazuar rrjetin me një postim të bërë së fundmi, ku Elvisi shprehet se po hyn në shtëpinë e famshme vetëm për të sjellë pozitivitet me humorin e tij e jo për të fituar apo për të bërë sherre.

    Ai i bën thirrje publikut të vazhdojë të votojë të preferuarin e tyre sepse vetë Elvisit nuk i intereson fitorja, por t’ja kalojë sa më mirë brenda shtëpisë ku pritet të sjellë humor e batuta të shumta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!