×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ky do shkojë te pesa po nuk fitojë”, Olta nuk kursen komentet për Luizin

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 15:51

    Përplasjet mes Luizit dhe Oltës janë rikthyer pas disa ditësh në heshje.

    Mëngjesin e sotëm, Luizi i tha se duhet të bëjë kujdes se po flet me një person që ka targa “CD” (diplomatike), e më pas i tha se tani ka targa “FT:” (fitues).

    “Unë jam me targa CD moj Oltë e merresh me mua, tani jam me targa FT, fitues”, tha Luizi.

    Kjo mesa duket e ka acaruar Oltën e cila u shpreh se në rast se Luizi do të bëhet aq keq nëse nuk merr fitoren sa do të përfundojë te pesa (spitali numër 5 në Tiranë, aty ku shtrohen personat me probleme të shëndetit mendor).

    “Bravo shumë bukur, po mos ta fitosh çfarë do bësh. Ky do shkojë te 5 po mos ta fitojë, do kalojë, e kam me vërte që ky do kalojë. Ky nuk e mendon se nuk do ta fitojë. Ky çdo ditë sillet si fitues. Dhe realisht, nëse ndodh që nuk e fiton, ky do dalë nga trutë”, tha Olta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!