×
  • Show Time
  • Show Time

    Ky është reagimi i Adrola Dushit pasi Fifi konfirmoi lidhjen me ish-burrin e saj

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 9:45

    Këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur si Fifi, ka qenë ndër emrat më të përfolur në media rozë gjatë këtyre muajve të fundit.

    Pas largimit nga shtëpia e famshme e “Big Brother Albania VIP”, Fifi është mjaft aktive nëpër rrjete sociale ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo ka konfirmuar lidhjen e saj me Adis Patushin, emër i njohur për publikun pasi ka qenë bashkëshorti i modeles, Adrola Dushit, me të cilën ka një djalë.

    Çifti u kap duke u puthur në një koncert të këngëtares, teksa video u bë virale nëpër rrjete sociale, nuk mungoi as reagimi i modeles, Adrola Dushit, e cila në një video të shpërndarë nga ndjekësit e kishte pëlqyer atë.

    Zyrtarizoi lidhjen, Fifi reagon për herë të parë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!