Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe Beatrix Ramosaj nuk ka hezituar të tregojë mbështetjen për Donaldin.
Ajo është kthyer nga pushimet në Dubai dhe këtë e ka zbuluar vëllai i saj, i cili ka publikuar një fotografi me këngëtaren në rrjete sociale, të cilën e ka pritur në aeroport.
Beatrix pritet të jetë pjesë e finales së madhe të “Big Brother VIP” që do të mbahet mbrëmjen e sotme. Me anë të një postimi në Instagram ka shkruajtur: “Duke të dërguar pak fat dhe urime të mira sot. Kam kryqëzuar gishtat për ty”.
Këtë e ka shoqëruar me një fotografi kur ishte brenda shtëpisë dhe Donaldi ndodhej brenda kutisë për një lojë.
Kujtojmë se Beatrix vendosi të largohej për disa ditë nga Shqipëria pasi refuzoi të darkonte me banorët dhe disa ish konkurrentë të Big Brother. Kjo erdhi pas një batute që bëri Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi kur takuan banorët në shtëpi. Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja dhe refuzoi që të shkonte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.