×
  • Show Time
  • Show Time

    Kylie Jenner sërish sjell në jetë një foshnje

    Reporteri
    07 Shkurt 2022 | 9:19

    Çifti i njohur i showbizit, Kulie Jenner dhe Travis Scott, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e dytë së bashku.

    Të dielën mbrëma, ylli televiziv e ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e ndarë një fotografi ku ajo shihet duke ia mbajtur dorën foshnjës së vogël, të shoqëruar me datën e lindjes që është 02.02.2022.

    Mbretëresha e Instagramit dhe reperi i famshëm po ashtu e kanë një vajzë së bashku, Stormi, e cila i mbushi katër vjet një ditë para lindjes së foshnjës, më 1 shkurt.

    Besohet se fëmija i dytë i çiftit është djalë, megjithëse ende nuk është konfirmuar gjinia apo emri me të cilin e kanë pagëzuar.

    Të shumta ishin urimet që erdhën në drejtim të Jennerit në postimin e saj, përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes Kardashian-Jenner.

    “Mami i dy jetëve❤️????,” shkroi motra e saj e madhe Kourtney Kardashian, derisa partneri i saj Scott i postoi disa zemra njësoj sikurse motra tjetër, Khloe Kardashian.

    Lajmin e shtatzënisë së dytë, Kylie e pati bërë publik në shtator të vitit të kaluar, me postimin e një videoje emocionuese ku shfaqet në momente intime me më të dashurit e saj. Nga ai moment, bukuroshja e famshme nuk ka qenë shumë aktive nëpër rrjetet sociale, duk dashur ta ruaj privatësinë e saj në maksimum.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!