Këngëtari Labinot Tahiri sot njoftoi që ka mbledhur 10 mijë euro për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit në Shqipëri, si pasojë e së cilit kanë vdekur 51 persona.
Përveç Shqipërisë, Tahiri premtoi që 2 mijë euro do t’i ndajë për familjen e vëllezërve Abazi nga Gjilani, të cilët kanë vdekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri.
“10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipërinë! Radha e tretë qysh nga rasti vërshimeve në Shkodër, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam! Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dërgoj në llogarinë e tyre. Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe fëmijët që na presin që ti shërojmë…! Zoti e baft mirë.”, shkroi Labi në instagram, ku numëron 130 mijë ndjekës.
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/photos/a.840862022655850/3233136426761719/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAcEzJGk55qpdUYSSGTiQqaY4V05O9Zzl-M8YDeleZGjdZGNws4I8p8dWkWHcZ1Dh7EDjANKEZ_vwqo1e8DeCjmN1dAc9gt_LEf2tfl1NAvaqU5a2p1zYJj6nBWJKtt_g7LNCwq_jVHb4uYukabWBYh7sgHLK42yfyi_dkoBREx3b6Mkv5D_MgiNt2aey253OivUf2jEK5-WMK7VHI703k4QDVFJtjYD9_0mO9kFkgtEQb6hix6oeuCrU9awlgL8d4f9MemIth6cX8dVW-1JO3-1wDfGd_OOgGKBmkon2-BQxpM3dn894yDS9m-2vgqKCQ1iG_EHmUvnqPJGuug9MdqQg&__tn__=-R
Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit.