×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi në zi, i vdes personi i afërt

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 15:51

    Këngëtari, Labinot Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se xhaxhai i tij ka vdekur sot në moshën 63-vjeçare.


    Tahiri ka njoftuar se xhaxhai i tij, Eshref Tahiri ka vdekur sot në spitalin e Baselit në Zvicër.

    Ai ka kujtuar kohërat kur xhaxhai i tij vinte për pushime nga Zvicëra.

    “Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990!

    Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

    Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja”, ka shkruar Labinot Tahiri.

    Postimi i plotë i tij:

    Sot , ndërroi jetë , vëllau i babës ( axha im) Eshref Tahiri!

    Axhë i dashur, u prehësh ne paqe!

    Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër!

    Zoti të shpërbleftë me Parajsë?o njeri i mirë??

    Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeq,

    vdiq, sot , atje në spitalin e Bazelit-Zvicër!

    Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990!

    Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

    Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja?

    Çdo gurbetqarë, na i ngrohte zemrat tona, dhe njëkohesisht na dhuronin edhe siguri ( psiqike), kur e dinim se e kemi dikend në Gurbet e kujdeset për ne!

    Fëmijë të axhës, bashkêshorte , dhe ju familje atje në gurbet, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e axhës!

    Secili që jeton larg atdheut , familja e tij le të ndjehet krenarë për çdo mund që ata dhuruan për ne.

    Gurbeti është i rêndë, sa do që na duket i lehtë…!

    Sinqerisht, Labinot Islam Tahiri!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!