Dy orë pasi këngëtari turbo-folk dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka marrë çmimin nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj “Hero Kombëtar, Gjergj Kastriot – Skenderbeu”, ai është takuar me reperin e dyshuar për vjedhje në Zvicër.
Tahiri gjatë ditës së sotme është shpërblyer me nga Haradinaj sot për interesin e ti ndaj qytetarëve të Ferizajt.
“Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”.
“E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Europë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë. Si kryeministër i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision”, kishte njoftuar Haradinaj.
Por Tahiri dy orë pasi u shpërblye nga Haradinaj është parë në një takim tjetër. Ai ka takuar reperin “Mozzik” i cili së bashku me gruan e tij dyshohet për mashtrim të çiftit zviceran ata dyshohet se kishin mashtruar çiftin duke i marrë shuma të mëdha parash.
“I thashë: Lab më në fund kanë filluar shumë njerëz që dikur nuk besonin në shpirtin tënd me kuptuar nga ana njerëzore që ti përnjëmend iu ke qasur rrugëve për popullin. Boll që iu ka kënaq me zërin e vet e vazhdon ende me muzikë por më e mira është që disa kohë ka filluar t’ia kthej buzëqeshjen shumë familjeve me ndihmën e Zotit dhe dashamirëve të tij. Që të dy një qëllim të përbashkët” “T’i ngrisim vlerat e kombit tonë”. Bëje një të mirë sot ndoshta nesër dikush motivohet”, janë fjalët e Mozzikut për Labin.