×
  • Show Time
  • Show Time

    Labi “shpërthen” ndaj Naim Krasniqit: Na ka përulë, kurrë s’kam me harru atë njeri veç për keq

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 9:27

    Këngëtari Labinot Tahiri ka qenë i ftuar në “Prive Reality Shoë 2021” dhe ka ndarë një histori të dhimbshme që ka ndodhur gjatë karrierës së tij.


    Labi tregon se si është ndjerë i poshtëruar nga Naim Krasniqi gjatë përgatitjeve të xhirimeve për Vitin e Ri.

    “Kam respekt për TV21-shin, ka qenë organizator i mbrëmjeve festive Naim Krasniqi. Ju kujtohet ndoshta qe na linin statik në tavolina gjatë natës për mos me u çu se kush ecë, nuk na xhirojshin. Ai i ka pasë këto regjime dhe e ka pasë njëfarë sistemi me i përulë njerëzit. Kisha të nesërmen me shku në Gjermani për me këndu, edhe sot jo, por të nesërmën më ka lënë të fundit me xhiru. Edhe kam pasë me u nis prapë për Gjermani, në vitin 2001 ka ndodh kjo. Me të thënë të drejtën, kam shku në veturë edhe më kanë dalë lotët, qaq i lodhun dhe qaq në mënyrë poshtëruese ka vepru. Kurrë s’kam me harru atë njeri, për keq, veç për keq.” përfundon Labi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!