Edhe pse është larguar nga skena politike, me humanitetin që po vazhdon të ketë, synon të bëhet edhe president i ardhshëm i vendit.
Bëhet fjalë për këngëtarin Labinot Tahirin, i cili ka shpalosur të pathënat e deritanishme për qëllimet e tij në politikë.
“Shpresoj se do të vijë ajo ditë, edhe do të ndodhë! Sepse kjo është dëshmuar me qëllimet e mija të mira. Unë i kam shërbyer vendit me kontribut human. Në punën që e bëjë nuk i ndalë angazhimet për t’i ndihmuar njerëzve. Duhet të punojmë për qytetarët si familjen tonë. Shumë gjëra ndodhin të padrejta që qytetarët nuk i shikojnë. Ky vend ka nevojë për motiv politik. Qeveritë tona punojnë me inati. Unë i kam parë gjërat, ndryshe flitet e ndryshe janë. Albin Kurti më len përshtypje se nuk është I korruptuar por nuk e di se çfarë ka pas vetës,” – tha Tahiri në “N’NEJË”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.