Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, me ç’rast nga Fondacioni “Labinot Tahiri” Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë, ia ka dhuruar dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.
Me rastin e dorëzimit të donacionit, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka falënderuar Tahirin për aparatet e dhuruara, për të cilat thotë se janë shumë të nevojshme për QKMF-në, duke pasur parasysh situatën pandemike me Covid-19, në të cilën ndodhemi.
“Falënderova Fondacionin ‘Labinot Tahiri’ për këtë donacion, të mirëseardhur për ne, bazuar në situatën me pandeminë që e kemi në komunën tonë. Ne zotohemi për bashkëpunim edhe me institucione të tjera më qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë”.
“Ne e si komunë do t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm për të përmirësuar furnizimin dhe për t’i krijuar kushtet për shërbime sa më të mira për pacientë. Udhëheqësi i fondacionit, Labinot Tahiri, na premtoi vazhdimin e përkrahjes për Komunën e Podujevës, në mënyrë që të ndihmohet sektori i shëndetësisë në këto kohë të vështira. Ai premtoi që fondacioni i tij javët në vijim do të dhurojë edhe një autoambulancë për QKMF-në në Podujevë”, ka thënë Bulliqi.
/Reporteri.net/.