Labinot Tahiri përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar grevën e mësimdhënësve tash e dy javë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Këngëtari ka bërë thirrja që greva të ndërpritet, dhe se sipas sipas tij kryeministri e ka përgjegjësi morale dialogimin me ta. ai ka apeluar që të ndërpritet greva në arsim.
Tutje ai ka thënë se, ani pse nuk është ekspert, mendon që mësuesit dhe mjekët meritojnë pagi 1000 euro.
“Që ka mundësi greva mu shty mbas nja 6-7 muaje dhe kryeministri më pas të negociojë. Kryeministri ka përgjegjësi morale dhe t’i merr përgjegjësit. Ky vend ka nevojë për zgjidhje. Mos e merrni popullin në qafë me këto protesta e gjana. S’është koha e tollovisë. Unë s’jam ekspert, mësuesit, mjekët e meritojnë 1000 euro ndoshta, por le të forcohet edhe pak shteti dhe rregullohet gjithçka”, ka thënë Labi.
Sipas Labit, në Kosovë ka panik çdo ditë, por se njerëzit nuk duhet të dorëzohen.
“A nuk janë tu dasht, a janë tu dasht me qit në mal këtë popull, nuk e di. Panik për çdo ditë, panik. Por unë ju them mos u dorëzoni. Sugjerimi është që për rastet humane kontribuoni për njëri-tjetrin në këtë situatë ku Gjermania e Evropa është duke pas krizë”, u shpreh ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.