×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Lahaj: E turpshme që kosovarët edhe në 2023’ën të mos mund të lëvizin të lirë

    Reporteri
    15 Tetor 2022 | 19:08

    Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, shpesh përmes rrjeteve sociale trajton ngjarje e tema të përditshme në të cilat përfshihet edhe Kosova.

    Ai së fundmi përmes një postimi të shpërndarë në Facebook ka treguar për problemet që janë ballafaquar artistët e rinj nga stafi i “Ramë Lahaj International Opera Festival”.

    Artisti nga Istogu theksoi që procesi i aplikimit për viza, për disa të rinj që do të udhëtonin drejt Evropës, për aktivitete, ishte i ndërlikuar, me termine të vështira dhe ‘kërkesa e dëshmi banale’.

    Ai konsideron se është e turpshme që kosovarët të mos mund të lëvizin lirshëm e pa viza, edhe në vitin 2023.

    Postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):

    U bënë vite që Kosova negocion e plotëson çdo kusht për të marr të drejtën elementare të lëvizjes së lirë, atë të liberalizimit të vizave.

    Në platformën e festivalit tonë RLIOF qëllimin kryesor e kemi mbështetjen e talenteve të rinj, këto dit stafi ynë u përballu me proceset e aplikimit të vizave për disa prej artisteve të rinj, që do të udhëtojnë për disa aktivitete në Evropë.

    Aplikacione të ndërlikuara, termine që mezi i bën, kërkesa e dëshmi banale!

    Është vërtet e pa pranueshme dhe e turpshme që Kosovaret edhe në vitin 2023 të mos mund të lëvizin të lirë, kur dihet që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe që një pjesë e madhe e jona veçse jeton në shtete evropiane.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!