Arjoni ka thyer heshtjen pas publikimit të fotos në shtrat me Anën.
Këto ditë, dy protagonistët më të komentuar të “Përputhen”, janë Arjoni dhe Ana, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo pas publikimit të një fotografie nga Arjoni, në të cilën konkurrenti shihet në shtrat me Anën.
Gjatë ditës së djeshme, vet Ana me lot në sy e pranoi se fotografia është e vërtetë, por tha se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre.
Ana njoftoi se ka hapur padi për Arjonin, ndërsa tregoi edhe se si ai e kishte shantazhuar për publikimin e fotos, ani pse nuk e kishte idenë se për çfarë fliste.
Pas gjithë kësaj, ka reaguar Arjoni, cili tha se do të publikojë një video, në të cilën do ta sqarojë gjithë situatën në pika të shkurtra.
“Pershendetje! Perderisa kjo qeshtje do trajtohet ne nje zyr tjeter athere nuk mund te shprehemi ne rrjete sociale, por gjithsesi mendoj qe meritoni nje shpjegim. Do te postoj nje video duke cekur ca pika te rensishme pa u futur ne detaje. Dhe ju kerkoj ndjes qe video do jete italisht”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.