Prej ditësh Shqipe Hysenaj po kalon pushimet në Dubai nga ku nuk ka nguruar të publikojë foto e pamje nga vendet luksoze.
Por ish-konkurrentja e “Përputhen” poston gjithmonë vetëm veten e saj në Isntagram duke ngritur dyshime te ndjekësit se me kë po I kalon pushimet.
Ndërkohë ditën e djeshme në rrjet qarkulluan me shpejtësi foto të paparazzit të shkrepura nga Dubai ku aludohej se Shqipja është me të dashurin.
Por nuk ka vonuar reagimi i saj e cila është shprehur edhe e indjinjuar për këto thashetheme të pa vërteta. Në fakt ajo ka treguar se ndodhet me vëllain e saj dhe e ka bërë për herë të parë publik.
“Ju prezantoj me vëllain, “sheikun, të dashurin”, Ilir Hysenaj”, ka shkruar ajo me ironi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.