×
  • Show Time
  • Show Time

    Nëna e Beatrix Ramosajt në gjendje të rëndë emocionale

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 13:09

    Në emisionin Fan Club ku diskutohet për ngjarjet e Big Brother VIP, moderatorja Dojna Mema ka bërë të ditur se i është bërë ftesa edhe nënës së Beatrixës por ajo nuk ka qenë në gjendje të vijë.

    Mema tregoi se ishte e pamundur prezenca e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nëna e Beatrixës, Antigona është në gjendje të rëndë emocionale dhe e kishte të pamundur të vinte”, tha Dojna Mema.

    Në studio për ta mbështetur ishte nëna e Oriola Marashit, e cila tregoi se është munduar të flas me Antigona Ramosajn.

    Nëna e Oriola Marashit iu drejtuar publikut që mos ta dënonin Beatrixën, pasi ajo është një vajzë e mirë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!