Ish-deputetja e AAK-së dhe LVV-së, Donika Kadaj-Bujupi, tanimë ka bërë një tërheqje nga politika.
Pas shumë vitesh punë e përkushtim, ajo në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte vendosur të mos garojë për një vend në parlament.
Krahas gjithë kësaj, Bujupi kohëve të fundit është komentuar mjaft shumë edhe për ndryshimin që ka bërë në dukje.
Duke qenë se është tejet aktive në rrjetet sociale, nëna e dy fëmijëve publikon fotografi nga më të ndryshmet.
Në këto që ka ndarë kohëve të fundit, është vënë re një ndryshim tejet i madh i aktivistes së njohur.
Ajo siç shihet ka bërë disa ndërhyrje, në bazë të të cilave ka marrë një pamje më rinore e më të freskët.
Pëlqimet e komplimentet në këtë pjesë kanë qenë të shumta edhe nga ndjekësit që mban në Instagram.
Ndërkohë në një prej intervistave të dhëna, Donika theksoi se ndihet e lehtësuar që po pushon nga aktivitetet politike dhe se tani ka më shumë kohë për veten e familjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.