×
  • Show Time
  • Show Time

    “Le të dalë ku të dalë”, edhe Erolld Belegu bëhet këngëtar

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 12:05

    Biznesmeni i njohur nga Prishtina, Erolld Belegu ka vendosur që tani e tutje të jetë edhe pjesë e botës së artit.

    Belegu para pak minutash ka publikuar këngën e tij të parë të titulluar “E bukur pa zemër”.

    Teksti i këngës është shkruar nga vetë Belegu, ndërsa muzika është punuar nga producenti Florent Boshnjaku.

    Kujtojmë se Belegu ka qenë menaxheri i parë i këngëtares, Era Istrefi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!