Ledri Vula ka shkëputur bashkëpunimin me Faton Shoshin.
Reperi i njohur Ledri Vula tash e një kohë ishte në menaxhim të Faton Shoshit, shkruan lajmi.net.
Por, tani reperi ka vendosur që të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.
Burime të lajmi.net, marrin vesh se dyshja më nuk janë duke bashkëpunuar, rrjedhimisht kuptohet se Fatoni më nuk menaxhon datat dhe çdo gjë tjetër rreth karrierës së Ledrit.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Faton Shoshin për të marrë një koment nga ai, por nuk ka qenë i qasshëm.
Megjithatë, duket se dyshja i kanë ruajtur raportet që kishin mes vete. Kjo së paku bazuar në rrjetin social Instagram, ku shihet se ata ndjekin ende njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.