Rep-artisti i njohur, Ledri Vula, muaj më parë është bërë prind për herë të parë.
Ai për vite me radhë ka qëndruar aktiv me prurjet muzikore, të cilat kanë marrë miliona klikime në YouTube.
Vula nuk kursehet as edhe me postimet nga përditshmëria, të cilat janë bërë më të shpeshta me vajzën e tij.
Kështu, në një postim të fundit në Instagram reperi është parë duke u shëtitur me Poem Blu.
Krijuesi i hitit “MEM” shfaqej duke u argëtuar me të, teksa vajza shkrihej së qeshuri me gjestet e babait të saj.
Theksojmë se reperi dhe blogerja Sara Hoxha janë për disa vite në lidhje, kurse tani ndajnë një vajzë së bashku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.