×
  • Show Time
  • Show Time

    Ledri Vula s’mund të ishte më i lumtur me fjalët e para të vajzës së tij

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 14:19

    Dhjetori i vitit të kaluar i dha epitetin baba reperit Ledri Vula.

    Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër të një vajze të quajtur Poem, shkruan Reporteri.net.

    E, tani çdo gjë të re që vogëlushja e tyre bën, çifti po e shijojnë në maksimum.

    Kështu ka ndodhur së fundmi, ku reperi tejet i ngazëllyer pyet nëse vajza e tij po e thotë fjalën baba, apo thjeshtë po i duket atij.

    “A janë këto fjalët e para a veç mua po më duket?”, ka shkruar Ledri në videon e publikuar në Instagram.

    Në muzikë, reperi ka dy javë që ka lansuar projektin e ri në bashkëpunim me Kidën dhe Butrint Imerin.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!