I famshëm për romancat e tij me vajzat më me nam në botën rozë, aktori hollivudian Leonardo DiCaprio është parë të kalojë sërish kohë pranë modeles Gigi Hadid, duke nxitur dyshime se diçka e re po ndodh mes tyre.
Dyshja, DiCaprio e Hadid u panë në disa imazhe të shkrepura brenda një feste të organizuar në Brooklyn Navy Yard me rastin e festës së Halloween-it, shkruan Page Six.
Ata ishin të shoqëruar nga motra e Gigit, Bella, modelja Irina Shayk dhe tregtarja e artit, Helly Nahmad, të cilët në ngjarje kishin ardhur me anë të një autobusi të organizuar enkas për ndejën.
“Leo mbante një maskë rrëqethëse (gjysmë përbindësh-gjysmë zombie) pjesën më të madhe të natës”, ka thënë një burim që ishte pjesë e festës.
Ata ishin parë bashkë në shtator gjatë Javës së Modës në shtator, duke u shoqëruar në një festë në Soho, ndërsa janë vënë re kryesisht në të njëjtën shoqëri dhe disa herë edhe vetëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.