Ditën e sotme, dizajneri Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani u bënë prindër për herë të dytë.
Çifti ka disa ditë që kanë udhëtuar drejt Amerikës, që Edita të sillte në jetë atje fëmijën, derisa sot ata janë bekuar edhe me një vajzë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”
Valdrini dhe Edita vogëlushen e tyre e pagëzuan me emrin Paris.
Për këtë i ka uruar edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila ka publikuar një fotografi të Parisit të vogël.
“Mirësevjen bebe Paris”, ka shkruar Leonora, derisa me këtë foto ka hedhur poshtë edhe zërat se raporti i saj me Valdrin Sahitin është prishur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.