Këngëtarja Leonora Jakupi, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ajo është imazhi i preferuar i shumë kompanive vendore, për të qenë fytyra promovuese e produkteve të tyre.
Leonora së fundmi ka qenë e angazhuar në realizimin e një reklame të re për një nga markat e vendit, në të cilën është shfaqur në stilin e një sulltaneshe.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet duke pozuar me fustan dhe kurorë të arit, tamam si një sulltaneshë.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve kanë komplimentuar këngëtaren nga Drenica për dukjen.
Leonora përndryshe u ka premtuar fansave të saj se shumë shpejt do të sjellë për ta një projekt të ri muzikor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.