×
  • Show Time
  • Show Time

    Libri kontrovers pretendon se Elvis Presley ishte një pedofil dhe kishte dashnore të mitura

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 15:13

    Historiani Joel Williamson pretendon se Elvis Presley kishte të dashura që ishin në moshën 14-vjeçare, në kohën kur ai vetë ishte 22 vjeç.


    Një libër biografik i shkruar nga Joel Williams për Elvis Presley, pretendon se këngëtari kishte të dashura që ishin në moshën 14-vjeçare, në kohën kur ai vetë ishte 22 vjeç, raporton Mirror, transmeton Gazeta Express.

    Sipas librit kontrovers të Williamson “A Southern Life” që në shqip përkthehet “Një jetë jugore”, të shkruar në vitin 2014, Presley sa ishte në tur muzikor, në moshën 22-vjeçare, kishte një të dashur e cila ishte 14 vjeçe.

    Williamson madje pretendon se Elvis një herë ka fjetur me një fanse të tij e cila ishte e mitur, dhe më pas e dërgoi vetë në spital kur prezervativi i tij u shqye gjatë marrëdhënieve seksuale.

    Sipas gazetës The Sun, në këtë libër, autori gjithashtu jep detaje se për një incident me tre vajza 14 vjeçe të cilat ishin fanse të tij, me të cilat këngëtari ishte shoqëruar.

    Autori, i cili është historian me profesion, thotë që Elvisi i kishte dëshirë përleshjet me jastëk, gudulisjet dhe puthjet.

    Gjatë incidentit, pas të cilit Elvis shkoi në spital, Williamson pretendon se Elvisi i ishte lutur shokëve të tij për ta ndihmuar, e që në fund historia nuk u raportua, ndërsa vajza ishte dërguar në dhomën e emergjencave.

    Ndërkohë, ai e kishte edhe të dashurën 15-vjeçare, që quhej Dixi Locke, me të cilën ishin takuar në periudhën 1952-1955.

    Elvis më pas u martua me gruan e tij Priscilla Presley, të cilën ai e takoi kur ajo ishte 14 vjeçe dhe Elvis ishte 24 vjeç.

    Ata ishin në lidhje për 6 muaj, ndërkohë që ai po shërbente në ushtri, e që më pas u martuan në vitin 1967.

    Jeta e mëvonshme e Elvisit u shoqërua me probleme shëndetësore, duke përfshirë edhe varësinë nga droga.

    “Mbreti”, siç i referoheshin njerëzit, u gjet i vdekur në vitin 1977 në moshën 42 vjeçare, në banjën e shtëpisë së tij në Graceland, i shtrirë në dysheme, për shkak se kishte tentuar ta hapte derën për të kërkuar ndihmë.

    Ai vuante nga mbipesha, e që më pas iu nënshtrua një diete me frutin e tij të preferuar, bananën, gjalp kikiriku dhe toste të pjekura, vuante edhe nga dobësimi i shikimit, presioni i lartë i gjakut dhe rrahje të çrregullta të zemrës, që e dërguan drejtë vdekjes.

    Ekzistojnë disa teori që pretendojnë se ai kishte bërë vetëvrasje, ndërsa teori tjera thonë se ai ishte i përfshirë në probleme me mafian, gjë që bëri që ta sajojë vdekjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!