×
  • Show Time
  • Show Time

    Lidhja e Keisit me Lorencin, flet shoqja e ngushtë e banores së Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 10:44

    Frensi Danga shoqja e Keisi Medinit, ka deklaruar në “Shqipëria Live” se nuk besonte te jetëgjatësia e raportit të saj me Kristin.

    “Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike.”-tha ajo.

    E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha:

    “Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha “Je bërë si shërbëtorja e Kristit”. Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte.”

    Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi, apo lidhje romantike?

    “Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkë, profesioni i ka lidhur të dy.”-deklaroi shoqja e këngëtares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!