×
  • Show Time
  • Show Time

    Linda Halimi duhet të qëndrojë vetëm në bark, pasi operacioni nuk e lë të ulet për 5 javë

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 13:52

    Linda Halimi ka befasuar të gjithë teksa ka treguar ndërhyrjen estetike që ka bërë.


    Linda ka operuar të pasmet ku sot ka hapur një pyetësor në instagram dhe ndjekësit i kanë adresuar pyetje të shumta rreth kësaj çështje.

    Mes të tjerash ajo ka treguar se e ka të ndaluar të ulet deri në 5 javë, por që e ka të lejuar 5-10 minuta.

    Ajo po ashtu është kritikuar që e bëri një ndërhyrje të tillë duke i thënë ndjekësit se ishte mirë edhe pa këtë ndërhyrje.

    Derisa Linda ka treguar se e bëri këtë veprim pasi që askush nuk është perfekt e madje as ajo.

    Ndryshe, ajo ka dhënë shumë detaje tjera rreth operacionit duke u përgjigjur me transparencë dhe sinqeritet të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!