×
  • Show Time
  • Show Time

    Linda Halimi shijon pushimet në Shqipëri, nuk mungojnë fotografitë me bikini

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 18:32

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, po kalon disa ditë të mira jo-produktive në Shqipëri.


    Ajo duket se është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tanimë po shijon bregdetet shqiptare.

    Artistja, e cila ndiqet nga mijëra njerëz në rrjete sociale, ka mahnitur me imazhin e fundit.

    Ajo vjen në formë të mrekullueshme në një palë bikini shumëngjyrëshe, e cila njëherësh ka theksuar edhe linjat trupore.

    Fotografitë e tilla të Lindës janë të shpeshta, duke qenë se ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

    Komplimentet në pjesën e komenteve gjithashtu nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

    Ylli nga Vitia përndryshe që një kohë jeton dhe vepron në Amerikë me partnerin e saj, reperin Big D, me të cilin ka edhe një vajzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!