×
  • Show Time
  • Show Time

    “Liria ka emër” edhe në studion e “Për’puthen”

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 17:46

    Fushata në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka arritur deri në studion e njërit prej emisioneve më të ndjekur “Për’puthen”.


    Konkurrenti nga Kosova, Atdhe Xharavina është paraqitur në studio me blusën me mbishkrimin “Liria ka emër”, shkruan Reporteri.net.

    Kësaj fushate tashmë i janë bashkuar emra të njohur të artit dhe kulturës.

    Atdhe Xharavina, 27 vjeçari nga Kosova hyri në program duke trazuar ujërat me të shkelur në studio.

    Modeli nga Gjakova, i cili për vite ka punuar jashtë vendit në Evropë fitoi vëmendjen e vajzave, të publikut por deri diku edhe të djemve të cilët nuk është se e mirëpritën prurjen e re.

    I pashëm, i artikuluar, Atdheu ishte fiks çfarë i duhej programit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!