Dy shqiptarë janë aksidentuar dje në Itali, teksa ishin live në rrjetet sociale. Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga në një rrethrrotullim.
Nga videoja, e cila është filmuar nga pasagjeri i automjetit, vihet re se në sfond po dëgjohej kënga e Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, “Daja”.
Në përfundim të këngës, ndodh edhe aksidentit. Për shkak të lagështisë në rrugë, por ndoshta edhe prej humbjes së përqendrimit të shoferit, makina del nga rruga dhe përfundon pranë një dyqani buke, por u ndal nga disa kangjella.
Kjo ka bërë që 2 shqiptarët të lëndohen lehtë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Karabinierët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti. Sipas policisë, dy shqiptarët nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu ata janë të dy të martuar dhe prindër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.