×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana e Mozzik i japin fund ‘vuajtjeve’ të popullit, konfirmojnë të ardhmen

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 15:58

    Loredana dhe Mozzik këto ditë kanë qenë temë kryesore e medieve rozë.


    Në shtypin rozë kanë qarkulluar thashetheme se Loredana dhe Mozzik po kalojnë një krizë në lidhje, e cila po i çon drejt ndarjes.

    Por, derisa asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar rreth kësaj çështjeje, mbetet vetëm thashethem.

    Megjithatë, ishte Loredana ajo e cila përmes postimeve të fundit në rrjete sociale, ka dhënë detaje për biletat e koncerteve të turneut të ri.

    Në këtë turne, ajo ka koncerte të njëpasnjëshme bashkë me Mozzik, ndërsa tregoi se në cilat vende ka mbaruar shitja e biletave.

    Të njëjtën gjë e bëri edhe Mozzik, i cili postoi detajet lidhur me turneun e vitit të ardhshëm.

    Kujtojmë se “Eiskalt” titullohet projekti i fundit muzikor nga Loredana në bashkëpunim me Mozzikun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!