Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka hapur zemrën e saj për fëmijët në nevojë.
Të shtunën në Gjermani është mbajtur një mbrëmje humanitare, e cila është quajtur “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët).
Pjesë e eventit kanë qenë shumë figura publike në Gjermani, ndër to edhe reperja me prejardhje nga Ferizaj.
Loredana ka bërë gjestin bamirës, duke u shprehur se do të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë.
Në fjalimin e saj, reperja Zefi u shpreh se është vet nënë e një vajze dhe se do të dëshironte që të gjitha nënat të përjetonin momente të mira me fëmijët e tyre, ashtu sikurse ajo.
“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, ka thënë Loredana.
Reperja shqiptare përndryshe vazhdon të jetë ndër emrat më të dëgjuar të muzikës hip-hop në Zvicër dhe Gjermani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.