Prezantuesja e njohur Luana Vjollca i argëtoi publikun edhe një puntatë tjetër me emisionin e saj shumë të ndjekur, “Shiko kush luan”.
Duke qenë se emisioni u transmetua më 28 nëntor dhe përkoi me festën e flamurit, stafi bashkë me Luanën kishin menduar organizimin e një edicioni të veçantë.
Në lojën e shumëpritur nga publiku, “Thuaje ose pi raki”, nuk munguan edhe batutat e shumta nga protagonistët, të cilët u gjendën përballë tryezës, e cila ishte shtruar me ushqime tradicionale.
Në një prej momenteve, humoristi Rezart Valeshnja i cili është pjesë e programit, mori fjalën për të treguar diçka në lidhje me atë se çfarë nddoh prapa kamerave.
Ndonëse në dozat e humorit, ai u shpreh se Luana mund të duket engjëllore para kamerës, por prapa saj është një “pijanece rakie e paparë”.
Me të thënë këtë, Luana filloi ta godasë Rezartin duke qeshur dhe duke i kërkuar të mos flasë, teksa u duk për një moment sikur nxori një “sekret” jo shumë të këndshëm para publikut.
Sido që të jetë, situata u kalua me të qeshura nga protagonistët, të cilët përfshinin një mori fytyrash të njohura publike si: Manjola Nallbani, Ilir Shaqiri, Korab Shaqiri, Orgesa Zaimi, Andi Lila, Florent Hadërgjonaj, dhe Shaolin Gang.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.