×
  • Show Time
  • Show Time

    Luana Vjollca “kapet” me komentuesen, akuzohet për operacione plastike

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 22:31

    Jo rrallëherë Luana Vjollca akuzohet për operacione plastike.


    Mirëpo, pavarësisht komenteve të shumta që ajo merr sa i përket ndërhyrjeve kirurgjike, moderatorja e ekranit shqiptar nuk e ka pranuar asnjëherë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Madje, gjatë ditës së sotme ajo sërish është ndeshur me një ndjekëse, e cila i ka thënë t’i tregojë se çfarë realisht ka natyrale.

    Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”, e pyeti një komentues në postimin e fundit.

    “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”, ka qenë përgjigjja e Luanës.

    Më pas, Vjollca ka publikuar edhe një fotografi nga fëmijëria e saj, derisa ka lënë të kuptohet se është e gjitha “bio”.

    Ndryshe, javën e kaluar, Luana Vjollca u përfol në mediet rozë për një krizë të mundshme në lidhjen e saj me Krenar Çoçajn, duke qenë se moderatorja nuk e ndjek atë në rrjete sociale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!