Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, prej disa javësh, ka ndarë disa përvoja të jetës së saj personale.
Përmes projektit të saj më të ri, ajo ka inkurajuar njerëzit ta duan veten për atë që janë dhe të mos demoralizohen nga gjykimet e të tjerëve.
Pak më parë, Luana ka ndarë në Instagram, dy foto, ku në të parën shfaqet e buzëqeshur, ndërsa në të dytën pa grim, përtej filtrave dhe në gjendje të rëndë emocionale. Kështu, moderatorja ka bërë dallimin mes Instagramit dhe jetës reale.
“Cfare jemi ne instagram vs cfare jemi ne te vertete… Ne kurre nuk e dijme cfare fshihet pas nje buzeqeshje.
Duaje veten.. Cohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi endrrat e tua, je me i/e forte sec mendon”, ka shkruar Luana, krahas fotove./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.