Prezantuesja më e dashur për publikun shqiptar ka falenderuar fansat e saj me një letër emocionuese.
Një ndër moderatoret më të sukseshme shqiptare Luana Vjollca, thotë se ndihet e bekuar për dashurinë që e merr ndaj fansave të saj çdo ditë, e për këtë arsye ajo i ka falënderuar me një letuar të hapur, të cilin e ka postuar në rrjetin social Instagram.
Ajo postoi një letër drejtuar atyre që e përkrahin dhe po ashtu për ta konfirmuar largimin e saj nga Top Chanel pas 15 vitesh. Dhe ndër të tjerash njofton se po vazhdon punën në projektet e saj personale.
“Arritja më e madhe në këtë profesion qenka kur njerëzit t’i marrë malli për ty në ekran-aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre. Ndjejë për detyrim të ndaj me ju publiku im, ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit ti televiziv, ju që më keni komplimentuar, kritikuar, dashur e urryer…Secili prej jush ka kontribuar në formimin tim artistik”, ka shkruar ndër tjera Luana, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Vlen të cekët se emisionin i saj “SHIKO KUSH LUAN” është shpallur emisioni më i mire “Prime Time”, me 52 % të votave. Poashtu edhe me ajo kishte marrë 23 % të votave në sondazh, duke u shpallur si moderstorja më e mirë gjatë vitit 2020.