×
  • Show Time
  • Show Time

    Lugati viziton Kuvendin: Kënaqësi e madhe të shoh një përmirësim kaq të madh në Kosovë

    Reporteri
    08 Shkurt 2023 | 20:50

    Këngëtari Gjon Karrica, i njohur më shumë si Lugati, gjatë ditës së sotme ka vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Lugati përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram është shprehur i lumtur, për siç tha ai “përmirësimet në Kosovë”.

    Gjithashtu, Lugati është mirëpritur në Kuvend nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

    “Sot, isha për vizitë në Kuvendin e Kosovës, ishte një kënaqësi e madhe për një gurbetqar si unë, të shoh një përmirësim kaq të madh në atdheun tim, Kosovën. Ju falënderoj gjithsecilit prej jush për kohën dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar Lugati.

    “Shpresoj dhe besoj shumë se të gjithë bashkë mund t’ia dalim për ta çuar Kosovën në hapat e duhur drejt integrimit në shoqërinë evropiane”, ka shtuar ai.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Gjon Gjon (@lugatiofficial)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!