×
  • Show Time
  • Show Time

    Luiz Ejlli feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë i Kiarës

    Reporteri
    12 Korrik 2023 | 8:41

    Personi më i komentuar nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot, feston ditën e lindjes.

    Bëhet fjalë për Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.

    Të shumta kanë qenë urimet, por më i veçanti ishte nga partnerja e tij, Kiara Tito.

    Ajo është përkujdesur që këtë ditëlindje Luizi ta kalojë siç është më së miri.

    “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë, urime ditëlindjen dashuri, ashtu siç e ke zemrën e paç gjithë jetën”, ka shkruar Kiara krahas fotografive me Luizi.

    Kujtojmë se çifti u njohën, u dashuruan dhe u martuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!